Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutuan për situatën e sigurisë në vend

E kaltra për drejtësi dhe besnikëri, e kuqja për guxim dhe sakrificë janë ngjyrat simbol të karabinierisë, që shërben në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it.
Nën këto dy ngjyra emblematike, me nderime ushtarake komandanti i kësaj njësie, Stefano Fedele dhe komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici, mirëpritën Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
Në prani edhe të udhëheqësve të njësive të këtij regjimenti u prezentuan funksioni dhe aktivitetet e MSU-së që vepron në Kosovë që nga viti 1999.
Ndërsa, gjatë drekës së punës u diskutua situata e sigurisë në vend dhe bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Back to top button