Kurti dhe Lajçak në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm në dialog
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm në dialog.
Lajçaku dhe Kurti u takuan në margjinat e simpoziumit të 24-të “Symi” në Greqi, mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës
“Në margjinat e datës Symi Symposium-it të 24-të, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”./21Media
In the margins of the 24th @SymiSymposium, @albinkurti and I discussed the current situation in the region and the Dialogue on normalisation. We focused in particular on the next steps needed in order to make progress in the Dialogue. pic.twitter.com/Pept1GS3Xx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2022
Përkundër paralajmërimeve për një takim në muajin korrik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende s’ka një datë zyrtare. Mirëpo, takimi i tretë i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut.
Nga Qeveria e Kosovës thonë se janë në pritje të ftesës për takim, por kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, ndërsa nga Bashkimi Evropian nuk tregojnë ndonjë datë për takim, por shtojnë se të njëjtën do të deklarojnë kur do të jetë e nevojshme./21Media