Kurti dhe Minxhozi diskutojnë për situatën me Covid-19

 

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi vizitoi sot selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u prit nga kryetari Albin Kurti dhe asistentja e tij ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Në këtë takim u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, e në veçanti për përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19 që ka prekur tashmë themelet e sistemit tonë shëndetësor.

“Renditja e Kosovës në vendin e parë në botë me më së shumti vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë është tashmë një alarm shtesë, edhe ndërkombëtar. Kryetari Kurti theksoi nevojën e menaxhimit të mirë e profesional si dhe të vendimeve të guximshme për daljen nga kjo krizë e shumëfishtë që ka pllakosur Kosovën. Gjendja e shëndetit publik dhe problemet e institucioneve shëndetësore nuk bën të politizohen, por zgjidhja është politike dhe institucionale, me ç’rast legjitimiteti e besueshmëria shkojnë bashkë.”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Minxhozi dhe Kurti do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe bashkëpunimin e ngushtë./21Media

Back to top button