Kurti diskuton kërkesat e punëtorëve me Hykollin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten është takuar me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollin, ku ka diskutuar një sërë çështjesh.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në Kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.

“Hykolli e njoftoi kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button