Kurti: Do t’i përshpejtojmë procedurat për të aplikuar në BE

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pamjet nga Ukraina pas fillimit të agresionit rus, i ngjajnë një tragjedie evropiane në vazhdim.
“Një shtet i pavarur dhe i lirë, demokratik e paqësor u sulmua nga një shtet fqinj pa asnjë shkas, e  pa asnjë provokim. 23 vjet nga lufta e fundit në Evropë e që ndodhi ne vendin tonë, lajmet e pamjet nga Ukraina tashmë i ngjajnë një tragjedie evropiane në vazhdim”, ka thënë Kurti.
Kryeminstri ka theksuar  se do të përshpejtojnë procedurat e aplikimit për anëtarësim në BE, Këshill të Evropës, NATO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
“Ne vitin e kaluar tham se do të aplikojmë këtë vit për anëtarësim në BE. Këtë proces do ta përshpejtojmë njëjtë siç do që përshpejtojnë procesin e aplikimit në Këshill të Evropës dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar. Do të kërkojmë edhe që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e NATO’s duke filluar së pari ,me partneritetin për paqe”, ka thënë ai.
Kurti gjithashtu u ka bërë thirrje urgjente 5 vendeve brenda BE-së për njohjen e Kosovës./21Media

Back to top button