Kurti e cilëson shqetësues takimin e 2 shtatorit, numëron tri arsyet

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes disa postimeve në Twitter ka dhënë tri “arsyet” se pse ai mendon se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është shqetësues.

Kurti ka vlerësuar se arsyeja e parë është mungesa e besueshmërisë dhe transparencës.

Fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiq). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, arsyeja e dytë është mungesa e njohurive për këtë çështje.

“Kosova është një vend i pavarur dhe sovran i cili nuk është as në konflikt për të pasur nevojë për një marrëveshje paqeje, as nuk ka një status të pazgjidhur që kërkon negociata. Këto janë pretendime të rreme”.

 

Kurse, sipas tij arsyeja  e tretë është  “një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, pra një proces i gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen e marrëveshjes, por nënshkrimin në fund të saj”.

Kurti në fund ka shkruar se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve, por kjo mund të ndodhë përmes një dialogu të përgatitur mirë.

“Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me SHBA-në mbetet e pathyer, por detyrimi për marrëveshje të këqija për hir të një fushate politike është gjë e gabuar”, ka shkruar Kurti në twitter. /21Media 

Back to top button