Kurti: E kemi për obligim të jemi në shërbim të qytetarëve

Kurti takohet me Bashën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shqipëri është takuar me kreun opozitar Lulzim Basha, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kurti tha se politikanët e kanë për obligim të jemi në shërbim të qytetarëve.

Patëm një takim të përzemërt dhe konstruktiv me liderin e opozitës Lulzim Basha. Pozitë e opozitë në të dyja anët e kufirit. Kuvend e qeveri do të bashkëpunojnë në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel të detyrës. Jo vetëm zyrtare, por edhe historike për qytetarët tanë, të cilët siç e dimë, janë edhe me varfërinë më të madhe dhe papunësinë më të madhe jo vetëm në rajonin tonë“, tha Kurti.

Ndërsa, lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha tha se prioritetet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta, dhe se do të punojnë si opozitë për tregtinë e lirë ndërmjet dy vendeve.

Basha u zotua se Qeveria Kurti mund të mbështetet në opozitën shqiptare për realizimin e objektivave./21Media

Back to top button