Kurti e Osmani udhëtuan për në SHBA

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright.
“Me ftesë të familjes Albright, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Washington ata do të realizojnë edhe takime të tjera.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Albin Kurtit në SHBA si kryeministër i Kosovës./21Media

Show More
Back to top button