Kurti e pret në takim ministren nga Katari

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.
“Është kënaqësi e jona që të jemi këtu sot në Kosovë Ne patëm nderin ta takonim zonjën presidente. Diskutuam mbi shumë fusha bashkëpunimi mids Kosovës dhe Katarit, posaçërisht në fushën e mbrojtjes sociale për gratë, fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, ka thënë Al-Misnadi në takimin me Kurtin.
Në anën tjetër, kryeministri ia shprehu mirënjohjen për kontributin e kamotshëm të Katarit për Kosovën.
“Jemi të nderuar dhe të kënaqur që po ju presim në Republikën e Kosovës. Vendi juaj ka kontribuar shumë për Kosovën dhe këtë e vlerësojmë shumë, posaçërisht për kontributin e Katarit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e përgjithshme që e kemi marrë nga ju gjatë dhe pas luftës, dhe këtu do të doja të përmendja që jemi mirënjohës ndaj Baba Emirit”, ka thënë Kurti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?