Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti e Rama bashkohen në zyrën e Konjufcës

Delegacioni i Shqipërisë ka arritur në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të Kuvendit .

Fillimisht dy delegacionet ai i Kosovës dhe i Shqipërisë janë takuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca.

Ajo që bie në sy në këtë pamje eshte se kryeparlamentarja dhe kryeministri i Shqiperise bashkebisedojnë mes vete,  por jo edhe me Konjufcën e Kurtin!

Më herët në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Menjëherë pas tij në objektin e Kuvendit hyri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe pse Rama kalojë nëpër oborrin e Qeverisë dhe kishin 1 minutë kohë diferencë nga arritja, ata nuk zgjodhen që hyrjen në Kuvend ta bënin bashkë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button