Kurti e zyrtarizon Enver Halitin si kanidat për kryetar të komunës së Ferizajt

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka prezantuar Enver Halitin kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt.

Kurti përmes një njoftimi në Facebook thotë se Haliti e njeh Ferizajn si pëllëmbën e dorës.

“Ai ka qenë Kryesues i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin Komunal të Ferizajt, kurse më herët drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e më pas drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Enveri i di problemet por edhe zgjidhjet, sfidat por edhe potencialin e Ferizajt. Nga sot kandidat i ynë për kryetar, e pas zgjedhjeve lokale kryetar i komunës së Ferizajt”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button