Kurti emëron Florim Isufin si këshilltar politik të jashtëm

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit
Tutje në komunikatë thuhet se bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij.
Kurti i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re./21Media

Back to top button