Kurti ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale

Ka kaluar ora 09:30 që kur kryeministri Kurti do të duhej që të paraqitej në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo ende nuk është paraqitur, raporton Rtv21
Rtv21 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Qeveria, por nga e njëjta deri më tani nuk është përgjigjur.
Kujtomë se javën e kaluar vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social “Facebook”. /21Media