“Kurti është ujk i mbështjellë me petkun e deles”

Redaktorja e shtëpisë mediatike shumë të famshme gjermane “Deutsche Welle” Adelheid Feilcke, ka dhënë mendimin e saj për Albin Kurtin

Për herë të parë në fushatën elektorale, Albin Kurti u shfaq me kravatë për të ndërruar imazhin e një ngatërrestari për imazhin e një bartësi politik të shpresës. Por pavarësisht kravatës ai është ende një ujk i mbështjellë me petkun e deles, thuhet në shkrimin e Feilckes.

Vetëvendosja kanë një vetëbesim të bollshëm, e PAN kanë festuar suksesin e tyre elektoral në rrugët e qyteteve të Kosovës. Këto dy blloqe do të përcaktojë fatin e Kosovës në të ardhmen e afërt. Të gjitha partitë e tjera, duke përfshirë edhe ato të pakicave etnike do të luajë vetëm një rol të vogël. përcjell rtv21.tv.

Sfidat e politikës në Kosovë janë të mëdha: Lista e kërkesave nga Brukseli për në rrugën drejt BE-së është e gjatë. Fituesi i zgjedhjeve Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti mbajnë përgjegjësi qendrore për të siguruar që Kosova të mbetet në rrugën e një zhvillimi paqësor dhe demokratik, ka deklaruar redaktorja e Deutsche Welle-s Adelheid Feilcke./21Media

Back to top button