Kurti: Familja Jashari e bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar UÇK-së
Kryeministrin, Albin Kurti së bashku me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Komplesin Memorial në Prekaz.
Kryeministri Kurti ka theksuar se familja Jashari e ka bashkuar popullin dhe i ka dhënë hovin vendimtar UÇK-së.
”Nuk e harrojmë prej nga vijmë, por prej përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar të dhimbshme, por aq dhe të lavdishme, e dijmë se si të ecim mirë, mbarë edhe drejt përpara”, ka thënë Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?