Kurti flet me ambasadoren e Finlandës për situatën politike e shëndetësore në Kosovë

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në një takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për situatën politike në vend para takimit në Uashington, pandeminë COVID-19 dhe përshtypjet e idetë që ka kjo parti karshi këtyre zhvillimeve.

Kurti e njoftoi ambasadoren finlandeze Stjernvall për qeverisjen alternative të Lëvizjes që përbëhet nga pesë shtylla: ekonomi dhe financa, drejtësi dhe siguri, shëndetësi, mirëqenie sociale dhe sport, arsim, kulturë dhe rini si dhe politikë e jashtme, integrime evropiane dhe diasporë.

“Nga këto shtylla do të dalin idetë dhe propozimet konkrete mbi atë se si të dilet nga problemet e shumëfishta me të cilat po ballafaqohet vendi”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 2. September 2020

Back to top button