Kurti flet për aksidentin e ministres Hajdari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për aksidentin e ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Duke shprehur keqardhje për aksidentin Kurti ka thënë se në rrugë nuk ka pasur shpenja frenimi, që sipas tij lë të kuptohet se nuk ka pasur shpejtësi më shumë se sa që duhet.
“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka dhënë ministja Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, është shprehur Kurti në konferencë për media./21Media

Back to top button