Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Galeria Kombëtare e Kosovës po i nënshtrohet një restaurimi tërësor për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se krahas restaurimit, po shtohen edhe hapësira të reja për ruajtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit në kushte moderne dhe dinjitoze.

“Galeria Kombëtare e Kosovës po restaurohet tërësisht për herë të parë. E përveç kësaj po i shtohen hapësira të reja për ruajtje dinjitoze dhe me kushte moderne të koleksionit shtetëror të veprave të artit. Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button