Kurti: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër askujt, Kosova është shtet normal

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi çështjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilën Qeveria e Kosovës po synon ta hapë, por për këtë nuk ka marrë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

Kurti tha se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kurti shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të durua për vendin, shoqërinë, qytetarëz dhe komunitetin. Ne do të vazhdojmë konsultime dhe koordinimin  me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal, dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti./21Media

Back to top button