Kurti hesht për shpërndarjen e Kuvendit: Do të flas nga Prishtina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të flasë për dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Kurti gjatë homazheve në Prekaz, ka thënë se sot gjatë ditës do të ketë ngjarje të organizuara edhe në Prishtinë dhe se për këto çështje do të deklarohet nga Prishtina.

“Sot është dita e dytë e epopesë, në ora 13:00 e kemi një ekspozitë në Kuvend, kemi edhe akademi. Për të gjitha çështjet e politikës, do t’iu përgjigjem nga Prishtina”, ka thënë Kurti.

Back to top button