Kurti i bën thirrje mërgatës që të vaksinohen para zgjedhjeve

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video – mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës që të vaksinohen, pasi 18 gushti është afati i fundit i regjistrimit për të votuar jashtë vendit.
“Është e një rëndësie edhe më të lartë se zgjedhjet qendrore pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor. Vota e juaj shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik e zhvillimor që ka marr vendi, andaj mos e lëni për ditën e radhës apo ditën e fundit, aplikoni sa më parë dhe hyni në rrjedhën teknologjike që do ju përcjellë me instruksione deri në ditën e votimit”, thuhet ndër të tjera.
Më 17 tetor është data kur do të mbahen zgjedhjet qëndrore./21Media

Back to top button