Kurti i fton qytetarët të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, sonte ka deklaruar se Fondi i sigurisë synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes.
Ai ka theksuar se kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen.
“Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë. Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurtë. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë, së bashku me bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndryshe, Kryeminstri Albin Kurti dje ka njoftuar se është themeluar Fondi i Sigurisë./21Media

Back to top button