Kurti i quan partitë e tjera “struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për mosvotimin e kandidates së VV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai e ka quajtur mosvotimin e Haxhiut jo vetëm luftë politike por edhe gjinore nga partitë e tjera.

“Kjo situatë gjithashtu reflekton përballjen me struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore”, theksoi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Back to top button