Kurti i shkon për vizitë , artisti Xhevdet Xhafa: Edhe ti ki me u plakë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku kanë vizituar artistin Xhevdet Xhafa.

Ministria e Kulturës në faqen e saj zyrtare në Facebook ka ndarë pamje nga vizita në banesën e Xhafës.

Gjatë bisedës u dëgjuan humor e të qeshura, ku ndër tjera Xhafa dëgjohet duke i thënë Kurtit “edhe t’i ke me u plakë”.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, dje zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frymëzuese me Xhafën, humori dhe krijimtaria e të cilit janë thjesht të pakrahasueshme. Diskutimet u shtrinë nga arti tek bukuria e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë./21Media

Back to top button