Kurti i shprehu ngushëllime familjes Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka shprehur ngushëllime familjes Zymberi për ndarjen nga jeta të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi.
Kurti ka theksuar se Baca Rremë ka jetuar me ndjenjën e lartë të patriotizmit, me të cilin i ka ushqyer e rritur edhe pasardhësit e tij, që me nder kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë për Republikën e Kosovës.
“Jeta dhe veprimtaria e tij, ishte dhe do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që lartësojnë vlerat e kombit dhe i mishërojnë ato në punë e angazhim për atdheun. Ai ishte shembulli i njeriut atdhedashës, trim e i qëndrueshëm, punëtor dhe dashamirës, me përkushtim të pakursyer për Kosovën. Të tillë do ta kujtojmë përherë”.”, ka shkruar Kurti.
Sot, ka vdekur babai i Enver Zymerit, policit të forcave të njësitit special të rënë në detyrë. Lajmin për vdekjen e Muharrem Zymberit e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook./21Media

Back to top button