Kurti ia konfirmon Cholletit gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik

Detaje rreth bisedës telefonike të Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet të cilën e zhvilloi të premten janë dhënë sot nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Bëhet e ditur se ata diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.
“Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze.”, thuhet në njoftim
Më tej bëhet e ditur Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut.
07: 42- Pranimi i propozimit evropian, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një bisede që Kurti zhvilloi të premtën me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ku konfirmua një gjë e tillë
“Mirepresim vendimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogun të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Po ashtu SHBA rikonfirmoi mbështjetjen për Kosovën në integrimin në strukturat euroatlanike.
Pas bisedës që Kurti pati me Chollet reagoi, Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, i cili tha se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”,ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kryeministri i Kosovës pas takimit që ka pasur me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak më 6 shkurt ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media
Good exchange with EU special envoy @MiroslavLajcak over a working lunch in Prishtina. We do accept the EU proposal for normalization of relations between Kosova and Serbia, and consider it a good basis for further discussion and a solid platform for moving forward. pic.twitter.com/gKrymnQAmF
— Albin Kurti (@albinkurti) February 6, 2023