Kurti “ikë” nga konferenca, thotë që s’mund të qeverisë nga telefoni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot e la konferencën për media “me shpejtës”.
Kurti po mbante konferencë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa gazetarët ishin aty duke pritur për rreth një orë.
“Faleminderit shumë e më vjen keq që duhet të shkoj me shpejtësi sepse nuk mund të qeveris në telefon prej kësaj foltoreje”, tha kryeministri.
Në të njëjtën mënyrë, Kurti e la konferencën për media të martën./21Media