Çfarë deklaroi Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri janë të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti e kushtetutshmëria kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se emisarët Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, i ka njoftuar për reformat në ekonomi dhe drejtësi.
Kurti është shprehur se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.
Kryeministri është zotuar për bashkëpunim rajonal, duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal./21Media