Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti kërkon hetime për exit poll-et, Kusari: U publikuan pasi u krye procesi zgjedhor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për raportimet e djeshme për komunën e Mitrovicës së Jugut, për rezultatet në zgjedhje, ka thënë se duhet të hetohen.

Në lidhje me këtë çështje ka raeguar juristja e medias, Flutura Kusari e cila i ka ftuar organet e ndjekjes që “të qëndrojnë sa më larg idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se exit polls janë publikuar pasi ka përfunduar procesi zgjedhor.

“Kryeministri Kurti i paska ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë raportimet (exit polls por indirekt i ka përfshirë edhe mediat) për rezulatet e zgjedhjeve dhe paska vendosë që ka qenë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Kjo është e pasaktë. Procesi zgjedhor ka qenë i përfunduar kur janë publiku exit polls. Unë i ftoj organet e ndjekjes me qëndru sa më larg, sa më larg, idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls”, shkroi ajo.

Kusari tha se KPM duhet të qëndroj larg kësaj teme.

“Edhe organet e ndjekjes edhe KPM-ja duhet të qëndrojnë larg kësaj teme dhe asnjë hetim nuk duhet të hapet. Exit pollat ia kanë huqë por ato duhet me pagu me kredibilitet ashtu siç duhet me pagu me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofru informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani”, tha ajo.

Ndër të tjera, Kusari cilëson se mendësia e Albin Kurtit, VV-së dhe e njerëzve rreth tij që me e përdorë ligjin penal me i ndëshku këdo që thotë diçka që atij nuk i pëlqen është e frikshme por sigurisht që do të jetë e pasuksesshme” /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button