Kurti kërkon nga Kallasi hetim gjithëpërfshirës për masakrën në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë

Kryeministri Albin Kurti, i është drejtuar me një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për identifikimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve për kryerjen e masakrës në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë.

Kurti në letër drejtuar Kallasit ka thënë se ato sulme të koordinuara kishin për qëllim ndryshimin e demografisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Duke marrë në konsideratë këto fakte, një hetim gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të identifikuar dhe për të mbajtur përgjegjës ata që qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve, sulmeve dhe dëbimeve të dhunshme. Besoj se do t’i jepni kësaj çështje urgjente vëmendjen që e meriton. Përballja me këtë padrejtësi nuk është vetëm obligim moral, por edhe hap kyç drejt një pajtimi të vërtetë dhe paqeje të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Kurtit.

Back to top button