Kurti: Kosova do t’u shpëtojë pasojave të rënda të variantit omicron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për lehtësimin e masave kundër COVID-19.
“Megjithatë nuk jemi në gjendje për t’u relaksuar plotësisht”, ka thënë kryeministri, shkruan rtv21.tv
Kurti ka theksuar se Kosova do t’u shpëtojë pasojave të rënda të variantit omicron.
Sipas tij, e rëndësishme është që qytetarët të vaksinohen me dozën përforcuese, pasi të kenë kaluar 3 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Në fund, kryeministri ka thënë se masat kundër COVID-19 do të përditësohen sipas situatës epidemiologjike në vend./21Media

Back to top button