Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Kryeministrat s’bëjnë Asociacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se para ndërkombëtarëve ka shprehur gatishmërinë për të shkruar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se për këtë është refuzuar.

Ai gjithashtu tha se meqenëse Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, duke shtuar se kjo duhet të vijë nga komunat.

“Unë kam ofruar që të shkruajë draft-statutin me datën 18 mars të vitit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut por aty jam refuzuar. Mu është thënë se duhet të bëjë ekipin menaxhues, ekipi menaxhues në krye me deputeten e Kuvendit të Serbisë nga partia e presidentit atje zonja Daniela Vuçiq e shkroi diçka që ishte edhe më keq se Republika serbe dhe këtë e panë edhe ndërmjetësit dhe është e njejta deputete e Serbisë e cila i thurë lavde Milan Radojçiqit. Unë kam shprehur gatishmërinë që ta shkruajë këtë draft-statut dhe është shumë mirë që gjithnjë e më shumë po binden faktorët ndërkombëtarë se këtë mund të trajtojmë vetëm si çështje të brendshme të Kosovës, mirëpo në anën tjetër më lejoni të theksojë se unë jam kryeministër i Republikës demokratike, me qenë se Kosova është republikë demokratike kryeministrat nuk formojnë asosacione të komunave, komunat asosaciohen me njëra-tjetrën, kordionohen dhe bashëpunojnë. Ju tashmë e dini se tashmë kemi një asosacion të komunave të Kosovës, nëse dikush e dëshiron edhe një asosacion tjetër atëherë kjo duhet të vijë nga komunat. Nëse kryeministri do ta formonte një“, ka thënë Kurti në një konferencë për media./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button