Kurti kujton dëshmorët e rënë në Polac: Përkujtimi i tyre është obligim moral dhe institucional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri në Polac.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Kurti njoftoi se vizitoi familjen e Nurije Kabashi Vojvoda në Skenderaj, ku forcat serbe ia kanë vrarë disa anëtarë të familjes.

“Pas aterimit në aeroportin “Adem Jashari”, u nisa për në Polac, për të shprehur nderimin më të thellë ndaj martirëve dhe dëshmorëve të rënë për liri. Pas homazheve në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, vizituam familjen e zonjës Nurije Kabashi Vojvoda, në Lagjen 3 të Skenderaj”, shkroi Kurti.

Ndër tjerash, Kurti u shpreh se përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional.

“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë. Lavdi për ata që dhanë jetën e tyre për çlirim e liri”, përfundoi Kurti.

Back to top button