Kurti: Mbi 3 mijë serbë kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me të dhënat mbi numrin e serbëve, të cilët kanë aplikuar për konvertim të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se janë gjithsej 3.941 serbë në të gjitha komunat e Kosovës që kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve, teksa deri në përmbylljen e afatit kanë mbetur edhe dy javë.
“Nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm. I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patentë-shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.