Kurti: Më e rëndësishme do të ishte po të bëhesha kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çdo ditë e më shumë në postin politik po e kupton që “më e rëndësishme do të ishte po të bëhej kryeprokuror”.
Kurti duke prezantuar në Pejë buxhetin e vitit 2023 ka komentuar edhe sistemin e drejtësisë, të shumëkritikuar nga qeveritarët së fundmi, pasi u shpërfaqën varg dështimesh në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, nga bashkëshorti i saj në oborr të Klinikës së Gjinekologjisë.
“Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgjuar ministrin Hekuran Murati, po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pas bë kryeprokuror. Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër më keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoi edhe Prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet, do të vonohemi shumë. Se këta me na ndal s’munden. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak, e unë jam optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.
Kryeminsitrti, në Pejë ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./21Media
Kryeminsitrti, në Pejë ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?