Kurti: Me Fatmir Limajn kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë

(Lajm i përditësuar)
Kurti i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin udhëtimet nëpër Serbi
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë”, tha ai.
Kurti i quajti “kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme” deklaratat e presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq.
Kurti: Vuçiqi kërcënoi publikisht me tone nxitëse të konfliktit, deklaratat e tij s’duhen neglizhuar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i quajti “kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme” deklaratat e presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq.
Me këtë rast, Kurti tha se “po trajtohet nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
“Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bëra më 20 korrik, sivjet, janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”, tha ai.
Kurti tha se “kur një president dhe njëkohësisht një komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk konsiderohet më si qëndrim individual, por si politikë shtetërore”.
Ai ndër të tjera tha se Vuçiqi “nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes”.
Deklaratat e Vuçiqit, Kurti tha se “nuk duhen neglizhuar”.
“Vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak dhe strukturat e sigurisë së një shteti që historikisht ka shkelur të drejtat e popujve fqinj, përfshirë kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha ai në konferencën për media.
Kurti tha se “nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiqit”, por “të vendosur për ta mbrojtur ligjin, rendin dhe demokracinë tonë”.
Kurti: Me Fatmir Limajn kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se në takimin me Fatmir Limajn ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, teksa ka shtuar se ai ka bërë një ofert me Nismën për konstituimin e Kuvendit dhe qeverinë e re.
“Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, meqë rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, LVV unë si kryeministër në detyrë, si kryetar i subjektit fitues të zgjedhjeve kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Sociademokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë një ofert konkrete për Nismën në mënyrë që gjithqka të përmbyllet sa më shpejtë dhe sa më mirë dhe ta kemi konstituimin e Kuvendit e gjithashtu edhe qeverinë e re”, ka thënë Kurti në konferencën për media.
Kurti ka shtuar se kur të përmbyllen bisedimet me rezultatin final, atëherë do të tregohen hollësitë e përmbajtjes së saj.
“Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë do të mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj”, u shpreh ai.
Rreth asaj se a do ja japë Nismës postin e Kryeparlamentarit, Kurti s’pranoi të jepte detaje pa finalizuar marrëveshjen.
“Së pari unë kam bërë një ofertë për Nismën dhe nuk do mund të diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato bised. Uroj që kjo të bëhet në këtë javë dhe të përmbyllet, kështu që ju kisha kërkuar edhe pak durim. Në këtë fundjave ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose do ta kemi lajmin ose mungesën e tij se çfarë ndodh pas 30 ditëve”, tha Kurti.
Ai shpreson se me Nismën do t’i ketë 61 numra.
“Po i japim shansën bisedimeve me Nismën që ta mbrrijmë numrin 61, besoj që kjo është e mundshme. Nevojitet që t’i vazhdojmë bisedimet dhe vullnetin politik”, deklaroi Kurti para gazetarëve, /21Media
Kurti thërret konferencë për media
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të mbajë konferencë për media, nga ora 15:00.
Kështu ka njoftuar ZKM, pa e bërë të ditur arsyen.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00”, thuhet në njoftim.
Sot, për herë të 50’të ka dështuar konstituimi i kuvendit derisa afati i Kushtetueses mbaron më 26 korrik.