Kurti me homazhe nderon jetën dhe veprën e Dacit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për nder të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit.
Kurti në librin e zisë, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.