Kurti me propozim se si të avancojnë vendet e BP-së drejt BE-së

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur para mediave pas përfundimit të Forumit të Prespës për Dialog.
Ka deklaruar, se në këtë Forum ka dalë me një propozim se si të rritet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që të avancohen drejt Bashkimit Evropian.
“Unë kam dhënë një propozim se si rajoni mund të avancojë drejt BE. I ashtuquajtura EFTA-EEEA e që mund të quhet SEFTA dhe në këtë mënyrë të hyjmë në një marrëdhënie të re kontraktuale mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, tha Kurti, transmeton TV21.

Back to top button