Kurti: Me sindikata të fuqishme zmbrapsen tendencat e punëdhënësve oligark

Me rastin e “1 Majit- Ditës së Punëtorëve”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar lufta në pu ëtorëve në sektorin privat kudnër punëdhënsve nuk paraqitet por shtypet.
“E shohim edhe në vendin tonë, nga njëra anë i jepet hapësirë dhe provohet të projektohet një interesim për çështje që lidhen me gjeopolitikë dhe fqiun autokratik, kurse në anën tjetër lufta e punëtorëve në sektorin privat kundër punëdhënësve oligark nuk paraqitet, shtypet e ndrydhet dhe mbahet qëllimisht e heshtur. Punëtorët në sektorin privat duhet të jenë në solidaritet me njëri-tjetrin dhe të organizohen nëpër sindikatat e tyre. Ne duhet të jemi aleatët e tyre të besueshëm e të gatshëm. Vetëm të bashkuar, me sindikata të fuqishme dhe me mbështetje të gjerë shoqërore dhe institucionale zmbrapsen tendencat e punëdhënësve oligark për të shfrytëzuar dhe heshtur punëtorët. Më shumë bashkim, më shumë organizim, më shumë fuqi!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë në vitin e fundit Qeveria ka dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve në Kosovë.
“Inspektorati Qendror i Punës për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në vitin 2023, në krahasim me vitin 2020, ka trefishuar numrin e inspektimeve, duke realizuar 8,114 inspektime. Kemi dyfishuar buxhetin për Inspektoriatin i cili përgjatë viteve 2022 dhe 2023 përmes procedurave të rekrutimit ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës. Sivjet numri i inspektorëve arrin në 150 duke përmbushur kësisoj premtimin tonë për pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai po ashtu ka dhënë edhe një historik të ditës së punëtorëve.