Kurti: Me VV-në do të zbardhet rasti i Deharit

Kurti tha se nga 11 qershori do ta shohim demokracinë nga poshtë

Kandidati i VV-së për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti gjatë mbajtjes së fjalimit të fushatës në komunën e Pejës tha se po ecim drejt 11, sepse atëherë siç u shpreh ai do ta bëjmë fitoren e Kosves, VV-së e të gjithë shoqërisë.

‘’Qytetarët e Pejës nuk e kanë merituar këtë qeveri, por një qeveri që ju del zot, një qeversje të Vetëvendosjes. Nuk duam që këta të sundojnë as me Pejën, as me Kosovën’’, tha Kurti duke u shprehur se çdo ditë e kemi parë diktarturën prej lartë, e prej 11 qershorit do ta shohim demokracinë prej poshtë.

‘’Me Vetëvendosjen në qeverisje nuk ka korrupsion e krim, por ka demokraci, punësim e zhvillim. Në këto 18 vjet kishte shtet me deklartata, shetet deklarativ. Me vetëvendosjen vjen e vërteta, e drejta, e dobishmja. Të korruptuarit duhet të gjykohen dhe dënohen me 11 qershor’’, tha Kurti duke shtuar se pas 11 qershorit nuk do te ketë shtet të kapur, por shtet demokratik shtet të së drejtës.

Kurti më tutje u shpreh se pasuria e vjdhur nga shteti me qeverisjen e VV-së do t’i kthehet buxhetit të shtetit pë zhvillimin e shtetit, duke thënë se do ta rrisin numrin e gjykatësve dhe do të ketë trajnime pë ta. ‘’Me Vetëvendosjen nuk do të ketë hajna që do të hyjnë e dalin nga shtëpitë e prokurorëve e gjykatësve’’, u shpreh ndër të tjera Kurti, shkruan rtv21.tv

Ai më tutje tha se qeveria Vetëvendosjes do të ulë tatimin pë bizneset prodhuese, do të sjellë vende pune, do të ketë dhoma të veçanta të punës në gjykata dhe se do t’i përkrahin të gjitha pakicat në Kosovë.

Ai më tutje u luti qytetarët që të mos shprehin dyshimin, por se me ta do të ndodhë ndryshimi ku do të largojnë nga kriza qytetarët e vendit. Kurti ndër të tjera tha se me ardhjen e tyre në qeverisje do të zbardhin rastin e vdekjes së ish aktivistit të tyre të vdekur në burgun e Prizrenit.

‘’Pas 11 qershorit qeveria do të jetë e Pejës dhe Kosovës’’, tha Kurti duke shtuar se do të përjashtojnë nga puna këtë qeverisje dhe  siç tha ‘’këta zullumqarë’’./21Media

Back to top button