Kurti: Mini -Schngeni nuk është realitet!

Kurti: Beogradi e do Jugosllavinë e katërt

Kryeministrit i Republikës së Kosovë, Albin Kurti u deklarua rreth Mini -schengenit ballkanik. Sipas tij, minishengeni është një ide, por jo një projekt që po zbatohet.

Kurti tha se përbrenda këtij projekti Beogradi e do Jugosllavinë e katërt. “Nuk po them që Mini-schengeni është Jugosllavi e katërt, por Beogradi po e don këtë. Po them që duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi Kurti në një intervistë.

Ai tha se  Mini- schengeni ballaknik nuk është realitet, sipas tij, është më shumë ide sesa projekt. “Ekziston një ideje që po ndizet por, jo të një projekti që po zbatohet”, theksoi ai.

Kurti shtoi se nuk e di nëse janë prodhuar dokumente nga takimet për minishengenin ballkanik. Megjithatë RTV21 konfirmon se marrëveshjen për Mini-Schengenin Serbia ia ka dërguar Shqipërisë dhe Maqedonisë për nënshkrim, dokument ky të cilën e ka parë RTV21.

Kurti shtoi se iniciativa si Mini – schengeni nuk kanë kah të ia mbajnë sesa në procesin e Berlinit.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Mini -schengenit Ballkanik.

Ndonëse dje në konferencën e përbashkët të Kurtit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka Makro-schgen pa mini- schengenin ballkanik, por Kurti sot u shpreh optimist se Schengeni ballkanik është një ide që nuk është zbatuar derisa shtoi se insiston që Marko -schengeni shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt. /21Media

Back to top button