Kurti mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, ceremoni kjo që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Kjo Minibibliotekë e cila gjendet në ndërtesën e Qeverisë, mban 20 tituj me gjithsejtë 90 libra dhe do të përdoren për t’i lexuar nxënësit, studentët, fëmijët e mësimdhënësit, por edhe aktivistë e qytetarë të tjerë.

Kryeministri Kurti tha se është i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, njëjtë sikurse që e ka edhe statusin në Komunën e Graçanicës.

“Pra, dy nga vetëm tri komunat në botë, që e kanë këtë pasuri. Prej tri komunave në botë, dy janë në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri.

Në komunikatë thuhet se Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka ofruar ndihmë prej 200 mijë euro për qendrat arsimore në Kosovë, për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit. Më tej, kryeministri se ndihmën i është dhënë edhe studentëve rom që janë në universitete publike dhe që studiojnë për tu bërë mësues pas diplomimit”.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtuan me një fjalë rasti duke i uruar për hapjen e minibibliotekës si dhe për ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, drejtori i organizatës joqeveritare Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, Isak Skenderi dhe mësuesja Urma Menekshe.

Përveç mbështetjes institucionale, po ashtu u tha se ky është një hap i mirë që do të shërbejë në të ardhmen për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti si dhe për të promovuar, gjuhën e kulturën rome./21Media

Back to top button