RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kurti mori pjesë në shënimin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë
🇽🇰 Kosova

Kurti mori pjesë në shënimin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e shënimit të 101- vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Kurt

nga B G30 tetor 202430 tetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e shënimit të 101- vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Kurti në këtë organizim shprehu nderim për të rënët e sulmit terrorist të javës së kaluar në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës, TUSAŞ, në Ankara.

“Sot ne nderojmë këta pesë martirë, dhe Republikën për të cilën ata ranë, teksa i shërbenin asaj.” tha kryeministri.

Në vazhdimësi të fjalimi të tij ai ka përmendur edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar fushat e ekonomisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

“Gjatë vizitës sime të fundit në vendin tuaj në qershor, pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë e njohur Baykar Technologies, me Heluk dhe Selçuk Bayraktar, të njohur në mbarë botën për prodhimin e dronëve Bayraktar TB2, të cilët tani janë pjesë thelbësore e arsenalit mbrojtës të Kosovës. Krahasuar me periudhën 2018-2020, Kosova ka rritur investimet e saj në blerjet e armëve në vitet 2021-2023 nga 4 milionë në 239 milionë euro. Republika e Turqisë është një anëtare shumë e vlefshme dhe e fuqishme e NATO-s. Ne duam t’i bashkohemi aleancës euroatlantike jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar – Kosova tashmë ka tejkaluar ndarjen buxhetore prej 2% të PBV-së për mbrojtjen e saj, duke përmbushur kriteret e NATO-s të vendosura në Samitin e saj në Uells dhjetë vjet më parë.” u shpreh kryeministri.

Kurti tutje tha se qëllimi kryesor ishte edhe hapja e Forumit të parë të Biznesit Kosovë–Turqi, të mbajtur në Stamboll më 3 qershor, gjersa shkëmbimi vjetor tregtar me Turqinë po rritet duke tejkaluar gati një miliard euro.

“Siç e kam theksuar në Stamboll, nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë se tani që kompanitë turke të përfitojnë nga potenciali investues në Kosovë. Kjo vlen veçanërisht në tre fusha specifike. E para është bujqësia dhe përpunimi i ushqimit; e dyta është prodhimi, pajisjet elektrike, metali, plastika dhe druri; dhe e treta është shërbimet e jashtme të biznesit të mundësuar nga sektori i IT, zhvillimi i softuerit, kontabiliteti digjital dhe marketingu digjital.”.

Nënvizoi se në raportin e ri të këtij gushti nga fDi Intelligence, Kosova është vlerësuar si një destinacion investimi, duke e renditur atë në vendin e dytë ndër ekonomitë e reja dhe në zhvillim të Evropës, dhe të pestën në të gjithë botën, për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve të huaja direkte në raport me PBV-në. “Këtu në Kosovë, ku rritja ekonomike dhe progresi demokratik, avancimi social dhe stabiliteti institucional të gjitha vazhdojnë të ecin krah njëra tjetrës, ne jemi shumë të lumtur të shërbejmë si konfirmim për tezën e profesor Acemoglu.” përfundoi kryeministri Kurti, duke ritheksuar dhe traditën dhe historinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

41 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë