Kurti: Ndalimi i Agushollit dëshmi se Serbia nuk po do marrëdhënie normale fqinjësore

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pasi që sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

Ai ka thënë se ky veprim nga ana e Serbisë është prove se Serbia nuk po do marrëdhënie normale fqinjësore.

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Agusholli është liruar pas 4 orëve mbajtje nga autoritetet e Serbisë./21Media

Back to top button