Kurti në Berlin përmend që s’ka fluturime komerciale Kosovë -Serbi qe 25 vjet

Në adresimin e tij në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka folur edhe për mungesën e fluturimeve komerciale nga Serbia në Kosovë dhe anasjlletas.
“25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik”, ka thënë Kurti.
Tutje Kurti të hënën në Berlin ka folur për ndryshimet klimatike, strategjinë e Kosovës për energjinë.