Kurti në Greqi flet për mbrojtjen e demokracisë që kërcënohet nga Serbia dhe Rusia

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.
Në fjalën e tij, ai theksoi se momenti aktual, kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj.
“Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”.
Kryeministri Kurti shtoi se “Demokracia është një realitet konkret për ne, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.
Kurti udhëton për në Greqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.
Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, Kurti do të ketë dhe takime bilaterale./21Media