Kurti në Sarajevë, me kë takohet sot?
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar për rtv21 se kryeministri Albin Kurti do të qëndroi për vizitë në Bosnje e Hercegovinë ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”. Kundër kësaj vizite ka reaguar ashpër presidenti i Republikës Sërbsa, Millorad Dokik, i cili e vizitën e Kurtit e ka quaj provokim që do të ngjallë përçarje në Bosnjë.
Pavarësisht se Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për shkak të dështimit të tnderit për organizim në të cilin ishte planifikuar të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili megjithatë do të marrë pjesë në një takim të intelektualëve të pavarur.
Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, për rtv21 ka dhënë detaje të kësaj vizite.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës udhëton sot nga Brukseli për në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar. Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
Vizita e kryemistrit Kurti në Bosnjë e Hercegovinë ka ngjallur reagim të ashpër të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, të cilën e quan provokim që do të nxisë përçarje.
“Kjo vizitë është një provokim i hapur, një fyerje për të gjithë serbët dhe një konfirmim se Sarajeva po përdoret si platformë për zbatimin e politikave që nuk kanë të bëjnë me paqen, bashkëpunimin dhe respektimin e të drejtave. Vizita e Albin Kurtit në Sarajevë nuk është as gjest vullneti i mirë dhe as kontribut për stabilitetin rajonal. Është një përpjekje tjetër për të delegjitimuar popullin serb dhe për të poshtëruar Republikën Srpska. Ne nuk do ta pranojmë këtë!”, tha Dodik.
Anëtari i Komisionit për Siguri nga LVV, Enver Dugolli, tha se vizita e kryeministrit në Sarajevë kontribuon në thëllimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndërsa deklaratat e Dodikut, i cilëson retorikë të mentorëve të tij Putin dhe Vuciq.
‘’Natyrisht që shkuarje e kryeministrit Kurti në Bosnje e Hercegovinë është lajmë i mirë. Nuk është hera e parë që shkon. Ne i kemi raportet shumë të mira me boshnjakët me kroatët. Mirëpo Republika Sërbska po e pengon zhvillimin e raporteve me Kosovën. Deklarimet e Dodikut nuk janë asgjë e re. Kur flasim për Dodikun flasim për Putinin dhe Vuçiqin, kjo treshe është sinonim i së keqes, i destabilitetit, i provokimeve, i nxitjes së urrejtjes dhe konflikteve”, tha Dugolli.
Diplomati i karrierës, Lutfi Bilalli, vizitën e Kurtit në Sarajevë e sheh si lëvizje pozitive për fillimin e një bashkëpunimi midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kurse deklaratat e Dodikut duhet të merren si shqetësuese.
‘’Është një vizitë që besojë se në hapin e atillë për të krijuar raporte me Bosnje e Hercegovinëns edhe pse zyrtarisht nuk është vizitë zyrtare sepse Bosnja nuk e njeh pavarëisnë e Kosovës. Kjo është një lojë që tenton që të mbyllë cdo hapirë ku ka qasje Kosova. Njohja e Kosovës nga Bosnje e Hercegovina është një proces që mund të bëhet nën trysninë ndërkombëtare. Mirëpo për brena Bosnjën nuk ka një konsensus për shkak të vetos së Republika Sërbskes”, tha Bilalli.
Para kësaj vizite, në tetor të këtij viti gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit kryeministri Kurti kishte njoftuar se nga një janari i vitit të ardhshëm qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës do t’i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me letërnjoftim. Marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, që do të mundësojë që qytetarët e këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnjës, pasi kundërshtohet nga entiteti i Republikës Sërpska./RTV21/21Media