Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhilluar të mërkurën takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me ftesë të shefit të Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Zyra e Kryeministrit në detyrë ka njoftuar se në takim u fol për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, konstituimin e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, si dhe ratifikimin e marrëveshjes për Planin e Rritjes.

“Gjatë takimit, kryeministri theksoi se aktualisht jemi në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se menjëherë pas kësaj do të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai u shpreh se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i projekteve të mëdha infrastrukturore, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, posaçërisht kompanive prodhuese, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore. Kryeministri theksoi po ashtu se siguria dhe mbrojtja do të mbeten ndër prioritetet themelore të Qeverisë së re, gjithmonë në funksion të paqes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Back to top button