Kurti në urimin për Ditën e Veteranëve kujton historinë e familjes Jashari

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditëne Veteranëve të UÇK-së .

Ai me këtë rast -së, ka shkruar për historinë e familjes së Jasharajve në Prekaz, duke thënë se në nderim të bijve të Shaban Jasharit, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të UÇK-së.

“Në kujtim dhe nderim të rezistencës së bijve të Shaban Jasharit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese, më shumë se dy mijë njerëz ranë dëshmorë kurse shumëfishi i tyre luftuan nën emblemën e UÇK-së dhe me flamur kombëtar shqiptar për çlirimin e vendit tonë Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Kryeministri Kurti./21Media

Back to top button