Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin

Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë është pritur me brohoritje “Thaçi, Thaçi”.
Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, teksa Kurti po ecte nëpër qytet, disa qytetarë nisën të brohorasin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë.
Pas këtyre thirrjeve, mbështetësit e Kurtit reaguan duke brohoritur “Albini, Albini”. Gjithashtu në video dëgjohen edhe fyerje ndaj atyre që brohoritën për Thaçin.